Lajmet e fundit

Ilkay Gundogan ka thënë se Guardiola është një menaxher superior, duke u shprehur se ish trajneri i Barcelonës është ndoshta edhe më i miri në botë.
Mesfushori i është bashkuar Manchester City’t nga Borussia Dortmund, dhe është dëshmitar i punës së Guardiolas.
Gundogan ka fituar Bundesligën në vitin 2011 dhe ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve një vit më vonë.
“Që të dy janë trajnerë të klasit botëror dhe i kanë kualitetet e tyre”, ka thënë Gundogan duke folur edhe për ish trajnerin e tij Jurgen Klopp, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Do të ishte e padrejtë të thuhet se Jurgen është më emocional, mirëpo kur e shihni në tribuna duke përjetuar çdo moment të lojës, nuk është e vështirë të kuptohet se pse Dortmund ishte aq i suksesshëm nën udhëheqjen e tij”.
“Pep është pothuajse njëjtë pasionant sa ai, por në një tjetër mënyrë. Ai është pak a shumë si një gjeni që e lexon lojën dhe e imagjinon çdo situatë”, ka thënë Gundogan.