Lajmet e fundit
Pas pyetjeve të ngritura për rolin e tij në Premierligë, spanjolli ka thënë se do të arrijë suksese me skuadrën e re.

Pep Guardiola ka thënë se ka kaluar tek Manchester City për ta dëshmuar që stili i tij i lojës mund të dominojë në Premierligë.
Ish mesfushori, që në Etihad Stadium zëvendësoi Manuel Pellegrini, fitoi tre tituj të Bundesligës me Bayern Munich.
45 vjecari ka theksuar se stili i tij i lojës mund të jetë triumfues në ligën ishullore.
"Për këtë arsye jam këtu, për ta dëshmuar veten. Jam këtu për të treguar se mund të dominojmë".
"Kam pasur gjithcka tek Barcelona, dhe Bayern, por doja një sfidë të re".