Lajmet e fundit
Strategu spanjoll përflitet si një nga emrat e mundshëm për të marrë drejtimin e stolit të Real Madridit.

Megjithëse e ardhmja e tij duket se do të lidhet me Manchester Cityn që nga sezoni i ardhshëm, ka klube tjera që përmenden.
Spekulimi më i çuditshëm është ai që sugjeron se katalunasi është në radarin e Real Madridit. Sipas gazetës ARA trajneri i Bayern Munchenit është një nga caqet e Los Blancos.
Guardiola ka thënë më shumë se një herë se kurrë nuk do të jetë trajner i Real Madridit, ndërsa edhe fansat e klubit mbretëror nuk do të ishin të kënaqur me angazhimin e një ish trajneri të Barcelonës.
Pep ka kontratë me gjigantin gjerman deri në qershor të vitit 2016, por megjithë përpjekjet e figurave më me ndikim të klubit si Franz Beckenbauer për ta bindur që të qëndrojë, katalunasi pritet që të largohet nga Allianz Arena.