Lajmet e fundit
Sipas Sky Sport Pep Guardiola do të largohet nga Bayern, menjëherë pasi të përfundojë ky sezon futbollistik. Gjermanët këmbëngulin për të kundërtën.

Sky Sport raporton se Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munchen në përfundim të këtij sezoni.
Gjithsesi, klubi kampion i Gjermanisë këmbëngul se spanjolli do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës, por humbja e djeshme 3-0 nga Barcelona duket se ia ka mbushur mendjen Guardiolës.
Sipas Sky Sport, ish trajneri i Barcelonës, pas largimit nga "Allianz Arena", pritet të marr drejtimin e Manchester City-it.
Citizens, prej kohësh e konsiderojnë Guardiolën si pasardhësin ideal të Manuel Pellegrinit.