Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ka deklaruar pas takimit të mbrëmshëm kundër Olympiacos në Champios League se fitorja e skuadrës së tij ishte e merituar.
Bavarezët e mposhtën Olympiacosin 3:0 në transferë, ndërsa golat i realizuan Muller që shënoi dy herë dhe Gotze.
“Ndeshja e parë e fazës së grupeve është gjithmonë e vështire, por ne arritën që të kontrollojmë lojën”.
“Olympiacos nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi nëpër garat evropiane dhe nuk ishte kundërshtarë aq i lehtë”, ka thënë Guardiola.
Spanjolli ka thënë se skuadra e tij ka sulmuar nonstop dhe se kjo bëri që të arrihet fitorja, por theksoi faktin se ky është vetëm hapi i parë që ata kanë bërë, transmeton Klan Kosova.