Lajmet e fundit

Për trajnerin e Bayern Munich, Pep Guardiola, Arsenali duhet ta fitojë patjetër ndeshjen e së martës kundër Bayernit.
Ai ka thënë se dy humbjet që ka pësuar skuadra e Wenger nuk i shikon aspak, pasi Arsenal është skuadër e rrezikshme.
“Në këtë situatë ata kanë epërsi. Ata duhet të fitojnë. Kjo nënkupton se ata do të kenë performancë të mirë”.
“Neve na duhet të luftojmë, të luajmë mençur, s’ka lidhje që ata kanë humbur dy ndeshjet e para”, ka thënë Guardiola.
Spanjolli ka thënë se kur e analizon një ekip asnjëherë nuk e shikon pozicionin e tij në tabelë, transmeton Klan Kosova.