Grupi Korn ka anuluar disa data të turneut pasi këngëtari kryesor, Jonathan Davis, rezultoi pozitiv me COVID-19.
Diagnoza e rokerit 50 vjeçar u zbulua nga grupi në Facebook.
“Ne e vlerësojmë durimin tuaj rreth turneut. Të shtunën morëm lajmin se Jonathan ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kjo ka bërë që ne të shtyjmë disa data në minutën e fundit. Si rezultat i testit të tij pozitiv, ne gjithashtu duhet të riplanifikojmë një pjesë të vogël të koncerteve”, shkroi grupi në deklaratë.
“Si gjithmonë qëllimi ynë kryesor është siguria e të gjithë juve. Jonathan po pushon dhe po shërohet tani”, u tha më tej në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.