Lajmet e fundit

Grupi jemenas thotë se u përlesh me luftanijet amerikane që u përpoqën të mbronin dy anije tregtare amerikane në Gjirin e Adenit dhe ngushticën Bab al-Mandeb.
Si rezultat, Houthi-t thanë se një nga anijet amerikane pësoi një "goditje të drejtpërdrejtë" dhe dy anijet tregtare u detyruan të tërhiqen nga zona, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
"Disa nga raketat tona balistike goditën objektivat e tyre pavarësisht përpjekjeve të anijeve luftarake për t'i kapur ato," thanë Houthis në një deklaratë.
“Forcat ushtarake jemenase përdorën një numër raketash balistike gjatë përleshjeve më shumë se dy orëshe.”
Grupi, i cili e paraqet veten si forca zyrtare e armatosur e vendit, shtoi se "bllokada" e tij në lundrimin izraelit në Detin e Kuq do të vazhdojë derisa të përfundojë lufta në Gaza.