Lajmet e fundit

Atletico Madrid ka fituar kundër Lazios në javën e fundit të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët triumfuan me rezultat 2:0 falë golave të Antoine Griezmanni, 6', dhe Samuel Linos, 51'.
Në takimin tjetër të grupit E, Celticu e ka mundur Feynoordin me rezultat 2:1.
Pas gjashtë xhirosh, Atletico Madrid përfundon i pari me 14 pikë dhe në fazën e nokautit i bashkohet Lazio me 10 pikë.
Feynoordi kusuritet me Ligën e Evropës pasi zë vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërkaq Celticu është i fundit me katër.