Lajmet e fundit

Mediat greke, nga ana tjetër, shkruajnë se Grujevski dhe Boshkovski nga Selaniku është dashur të nisen drejt Budapestit, Hungari. Pasaportat e falsifikuara kanë qenë element i mjaftueshëm i dyshimit që ata të arrestohen dhe t’u vërtetohet identiteti i vërtetë.
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski ishin në arrati prej 18 korrikut. Atyre u humben të gjitha gjurmët pasi që Supremja vërtetoi se ata duhet të përfundojnë në paraburgim. Periudhën e ankimimit që nuk është karateristikë e praktikës gjyqësore në Maqedoni, e kaluan në liri, ndërsa kur vendimi tashmë ishte konfirmuar nga gjykata më e lartë, ata u arratisën.
Grujevski dhe Boshkovski janë çelësi përmes të cilit PSP-ja duhet të dëshmojë se kush në mënyrë të paligjshme me vite të tëra ka përgjuar në Maqedoni. Ata akuzohen për rastet “Fortesa” dhe “Target”. Prokuroria Speciale pas të gjitha dëshmive të marra nga DSK-ja, njoftoi se procesi i regjistrimit të bisedave telefonike është zhvilluar në kuadër të policisë sekrete dhe se shërbime të huaja nuk kanë përgjuar në vend, shkruan Alsat m.