Lajmet e fundit
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, ka dorëzuar dje në Kuvend propozimin për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj në Qeveri.

Si ministër i ri i Punëve të Brendshme propozohet Mitko Çavkov, ndërsa për ministër të Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski, raporton Alsat-M.
Çavkov është drejtor aktual në Zyrën për Siguri Publike, ndërsa Misajlovski është drejtor në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.
Ndërsa sot do të jetë edhe seanca për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë, e cila u caktua dje nga kryetari i Kuvendit.