19.10.2015 · përditësuar para 3940 dite1 min lexim
Kryeministri Nikolla Gruevski, i pari prej liderëve partiak do të takohet me euro komisarin për zgjerim, Johanes Han, i cili sot arriti në Maqedoni.
Para se të futet në rezidencën e BE-së në Përzhino, ai në heshtje i kaloi gazetarët pa u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Në shoqëri të Gruevskit është edhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Popovski. Pos me të, han do të ketë takim edhe me liderët tjerë partiak. Takimi i fundit do të jetë me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. /Zhurnal
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.