Lajmet e fundit

Pas takimit të liderëve, lideri i VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski tha për media se kanë biseduar dhe kanë rënë dakord që të mos ketë protesta të dhunshme, transmeton TetovaSot.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas të gjitha incizimeve se a e ka në plan të japë dorëheqjen, Gruevski ishte i qartë duke thënë se ai nuk kishte në plan të japë dorëheqjen dhe nuk mund prognozojë nëse takimi do të vazhdojë të hënën dhe do të jetë i suksesshëm.
Gruevski nuk deshi të vazhdojë për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe ai është larguar.