Lajmet e fundit

Takimi i djeshëm sekret mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaevit është skandaloz dhe rrënon kredibilitetin e liderit të opozitës maqedonase.
Kështu vlerson kryetari i PRSD, Tito Petkovski i cili është bashkëpunëtori më i ngushtë i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“ Definitivisht Zaev po e humb kredibilitetin me këto takime eventuale. Nëse ai propozim është i vërtet, ai është i papranueshëm. Propozimi nuk ndihmon asgjë në zgjidhjen e krizës politike sepse edhe tani sipas Kushtetutës tre muaj para zgjedhjeve qeveria kryen vetëm punë teknike. Në këtë propozim nuk ka asnjë që Gruevski lëshon pe dhe viktimizohet, por vetëm betohet se do t’a respekton kushtetutën”, ka deklaruar Petkovski duke shtuar se është skandaloze të realizohen takime të fshehta në këtë periudhë.
“ Ne propozojmë që takimet mes katër liderëve politik të transmetohen edhe në televizionet nacionale për shkak të besimit në gjithë këtë proces. Qytetarët duhet të kenë besim në vendimet e drejta politike. Shihet qartë se Gruevski në mënyrë të vetëdijshme i eliminon bisedimet dhe i bënë kushtëzimet ndaj Zaevit që ky të lëshoj pe për shkak se mos shkon në burg. Ajo është e turpshme dhe nuk duhet të kaloj’, ka deklaruar Tito Petkovski.
Ndryshe, bisedimet për zgjedhjen e krizë politike në Maqedoni janë bllokuar për shkak se lideri i opozitës maqedonase kërkon dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit, Nikolla Gruevskit,transmeton Zhurnal.mk