Lajmet e fundit

Kryeministri Gruevski në ora 15:30 do të paraqitet në një konferencë për media.
Ai do të flas rreth zhvillimeve të fundit që ndodhën në Kumanovë, gjegjësisht në Lagjen e Trimave ku u shkaktuan përleshje mes forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, me ç’rast mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të policisë dhe mbi 30 të plagosur. Ndërkohë deri në këto momente nuk ka informata për viktima eventuale dhe të plagosur në mesin e popullatës civile. Alsat-M