Lajmet e fundit

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski i mbështeti homologët e shteteve fqinje kur tha se të gjtiha vendet e këtij rajoni janë të orientuara drejt Bashkimit Evropian.
“Integrimi evropian përshpejton reformat tona, ajo është forca shtytëse që mobilizon të gjitha energjitë për të përshpejtuar reformat në rrugën drejt zhvillimit”
Gruevski u shpreh se po punohet në reformat dhe projektet e përbashkëta drejt zhvillimit të këtyre vendeve.
“Një gjë e rendësishmë është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi i mirë që ne kemi,vetem më projekte të përbashkëta ne mund të ecim përpara”.
Ai u shpreh se bashkëpunimet duhet të thellohen në infrastrukturë dhe politikë, transmeton Klan Kosova.
“Ne jemi të përkushtuar për të punuar në energjetikë, hekurudha dhe në çdo mbështetje tjetër që do të vinte nga Bashkimi Evropian” përfundoi ai.