Lajmet e fundit

Deputeti i BDI-së Artan Grubi është anëtari më aktiv në bisedimet që po mbahen në Shkup mes katër partive më të mëdha në Maqedoni për t’i dhënë fund krizës politike.
Eksperti Belg Piter Vanhojt është në siklet të madh për shkak se një pjesë e madhe e përfaqësuesve të VMRO-së dhe LSDM-s që janë në bisedime nuk janë të koncentruar në temat që trajtohen, por më tepër humbin kohë në telefonat celular.
Në këto bisedime vetëm deputeti Grubi ka treguar iniciativë, ka dhënë propozime personale si dhe ka komentuar propozimet e partive të tjera.
Deputeti Grubi gjatë gjithë kohës është koordinuar me kreun më të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim të udhëhequr nga Ahmeti, shkruan gazeta maqedonase Vest.