Lajmet e fundit

Aktori Amerikan Kirk Douglas, që gjatë muajit dhjetor do të bëhet 100 vjeç, ka thënë se sekreti i jetëgjatësisë së tij, është dashuria e jetës, gruaja Anne.
“Isha me shumë fat që para 63 vitesh, e gjeta shpirtin tim binjak dhe besoj që martesa e mrekullueshme dhe bisedat tona gjatë mbrëmjeve të vonshme, më kanë ndihmuar të tejkaloj gjithçka”, ka shkruar ai në një ese për revistën amerikane Closer Weekly.
Ai do ta festojë ditëlindjen e tij shekullore, në mesin e 200 mysafirëve, miq të ngushtë e familjarë, në një ndejë që do të organizohet nga djali i tij Michael dhe gruaja e tij aktorja Catherine Zeta Jones.
Dhe sigurisht, gruaja e tij 97 vjeçare do të jetë krah tij, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.