Lajmet e fundit

Janë disa gjëra të vogla që mund të bësh për të ndryshuar botën përreth.
Dhe duket se këtë e ka bërë edhe një grua nga North Shore në Pittsburgh.
Ajo ka vendosur që të vizitojë strehimoren e qenve që atyre t’u lexojë libra të ndryshëm në mënyrë që ata të mos ndihen të vetmuar.
Fotot që u shpërndanë në rrjetet sociale morën dhenë duke u shpërndarë disa herë veçanërisht nga adhuruesit e kafshëve, transmeton Klan Kosova.
“Kjo grua vjen vazhdimisht në qendrën tonë dhe ulet para kafazeve të qenve dhe u lexon libra të llojeve të ndryshëm atyre” kanë thënë nga qendra strehimore.
“Qentë nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë se çfarë po u lexon ose thotë ajo por një zë i dashur i njerëzve është e vërtetë që ata i bën të ndihen më të dashur dhe më mirë e më të relaksuar” përfunduan ata.
Qendra strehimore e qenve nga Pittsburgh kanë thënë se kjo është një shembull shumë i mirë që njerëzit mund të tregojnë dashuri dhe dhembshuri për kafshët edhe pa i adoptuar ata.