Lajmet e fundit

Nëj video është shpërndarë ku shihet një grua nga Kansas, duke e goditur një dritare të makinës për të shpëtuar një fëmijë që ishte brenda veturës në të nxehtin e madh.
Sarah Oropeza, menaxhere në Famous Footwear në Merriam, kishte përdorur një çelës që përdoret për të ndërrkuar gomat e vetërs që t’e largonte vajzën e vogël e cila ishte e ngujuar brenda.
Temepraturat e asaj dite ishin pothuajse 40 grad, e Orpeza tregon se e kishte parë vajzën e vogël e cila ishte pothuajse duke vdekur brenda veturës.
“Kur shikova në dritare ajo ishte e mbuluar me djersë. Ajo i kishte tërhequr flokët e saj prapa dhe djersët po i piknin nga fytyra”.
“Po lutesha që dritarja të thehej sepse përndryshe ajo do të vdiste”, u shpreh Oropeza.
Një infermiere e cila ishte në vendin e ngjarjës përpara se të mbërrinte ambulance i’a dha ndihmën e parë vogëlishes.
Oropeza tregoi që dy të rriturit që e kishin lënë vetëm vogëlushen në veturë, u shprehën se ajo ishte mbesa e tyre. Sipas saj, ata nuk shprehen asnjë lloj ndenjë faji pas asaj që kishin bërë.
Ata u gjobitën për gjestin e tyre, dhe tani autoritetet janë duke e konsideruar që t’i akuzojnë për vepër më të rëndë se sa thjesht një gjobitje.