Një grua polake që jeton në Mbretërinë e Bashkuar po vrapon 77 kilometra në 48 orë për të mbështetur nënat ukrainase.
Jolanta Hanstein, e cila u transferua në Mbretërinë e Bashkuar 18 vjet më parë, ka mbledhur gati dy mijë euro në GoFundMe që ajo nisi në ndihmë të bamirësisë UNICEF për të mbështetur fëmijët ukrainas.
Ajo vrapon gjashtë kilometra çdo katër orë përgjatë dy ditëve, me sfidën që kulmon në Ditën e Nënës, për të treguar solidaritet me nënat që kanë mbetur në Ukrainë dhe janë larguar nga Ukraina, përcjell Klankosova.tv
“Është emocionale dhe është shumë sfiduese, mendërisht... Është kaq e lehtë të thuash: Nuk kam nevojë ta bëj këtë, ndihem mirë dhe komode në shtratin tim të ngrohtë”, tha ajo.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.