Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur takim mobilizues për zgjedhjet e brendshme. Aty kanë marrë pjesë shumë gra dhe vajza që janë pjesë e Lëvizjes.
Anëtarja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku tha se kanë thirrur takim për të shpallur zgjedhjet e brendshme. Sipas saj momenti më i mirë në politikë për të fuqizuar gratë në politikë janë zgjedhjet, njofton Klan Kosovë.
“Kombet e Bashkuara kanë dhënë synim që deri në 2030 përfaqësia e grave në politikë të jetë 50 përqind nga ato dhe 50 përqind nga burrat”.
Ndërsa ka treguar se në SHBA gratë në nivele të larta përfaqësohen me 25%.
“Gruaja duhet të jetë në politikë, sepse ka shkollim, kapacitet dhe vullnet për ndryshim”.
Kollçaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është model për Kosovën sepse sipas saj karriera politike nuk ndërtohet në baza gjinore por meritore.
Aida Dërguti, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Lëvizja shumë shpejtë i mbush 10 vjet, ndërsa gjatë kësaj kohe gjithmonë ka pasur angazhim të gruas edhe pse në numër të vogël por me rëndësi të madhe.
Zyrtarja tjetër e VV-së, Nazlie Balaj ka thënë se në lëvizjen e tyre gruan nuk e shohin si përqindje.
“Gratë, vajzat do të jenë pjesë e barabartë e politikës”.