Lajmet e fundit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, sot në Vushtrri organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.
Në këtë takim do të diskutohet rreth sfidave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë që rezultoi në pjesëmarrjen e një numri të madh të qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak duke përfshirë edhe gratë.
Pjesë e takimit do të jetë edhe diskutimi i aktiviteteve dhe ideve të reja të cilat do të ndikonin në parandalimin e përhapjes së rrymave ekstremiste dhe radikale në Kosovë.
Debati është pjesë e projektit Rrëfimi i dy qyteteve: “Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë”.
Qëllimi i këtij projekti është rritja e aktivizmit dhe vetëdijesimit qytetar në parandalimin e përhapjes së ekstremizmit, si dhe kontributi në kundërpërgjigjen ndaj përhapjes së propagandës së grupeve ekstremiste në Kosovëm, transmeton Klan Kosova.