07.05.2015 · përditësuar para 4105 dite1 min lexim
Për Concetta Antico, qielli errësohet me thyerje të dritave në ngjyrë safir dhe vjollcë.
Mirëpo, ajo vëren edhe ndikimin e ngjyrave që ndërthuren si atë pembe të kombinuar me ngjyrë floriri dhe të kaltër.
Aftësia e saj e të dalluarit në detaje ngjyrat krijon një ylber të ngjyrave.
Antico ka një “supershikim”, që në shkencë njihet si tetrakromaki, një çrregullim gjenetik i cili ia mundëson asaj të shohë përafërsisht deri në 100 milionë ngjyra, në krahasim me njerëzit tjerë të cilët mund të shohin vetëm një milion ngjyra.
Supershikimi nuk është i jashtëzakonshëm për kafshët, pasi zogjtë mund të shohin disa ngjyra përnjeherë, njësoj si insektet të cilat orientohen edhe nga ndryshimi i ngjyrave që shohin.
Por ky çrregullim gjenetik, i cili lirshëm mund të quhet dukuri, prek vetëm një përqind të qenieve njerëzore.
Për Anticon e cila i dallon gjitha këto ngjyra, më e preferuara është ngjyra e bardhë, pasi e konsideron si ngjyrë paqësore dhe të pushueshme për sytë e saj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KM
SHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.