Lajmet e fundit

Laura Green, është një grua që vuan nga sindroma DoWn.
Por kjo nuk e ka penguar këtë 28 vjeçare që të hapë një biznes të saj. Ajo është shprehur se njerëzit nuk flisnin kurrë me të për të ardhmen e saj, transmeton Klan Kosova. “Për mua nuk kishte plan për karrierë e për shkollim”. Green kishte punuar në një supermarket për tri vite, kur e kuptoi që duhet të bëjë diçka për jetën e vet. “Pas tri viteve i thash vetës që mjafton me kaq, dhe e lash punën”, tha Green. Pas kësaj kohe ajo kishte biseduar me familjen dhe shoqërinë e saj për atë se çfarë dëshironte të bënte me jetën e saj. “Vendosa që dëshirojë të hyjë në botën e modës. Dëshiroja të filloja biznesin tim për aksesorë. E kështu bëra”. http://www.bbc.com/news/magazine-33447655