Lajmet e fundit

Ndërkohë që 110 policë elitarë francezë sulmuan një apartament në periferi të Parisit, ku fshiheshin 6 xhihadistë, një grua hodhi veten në erë, transmeton Klan Kosova.
Ajo është e para grua që hidhet në erë për Shtetin Islamik në Europë.
Ajo besohet të jetë kushërira e kryeterroristit Abdelhamid Abaaoud. Ajo quhej Hasna Ait Boulahncen dhe ishte 26 vjeç.
Ka raportime se përpara se të hidhte veten në erë, ajo kërkoi ndihmë.