Një grua nga Michigan, e cila mori ca gërsheta flokësh nga tezja e saj kur ishte 12 vjeç, dhuroi flokët 60-vjeçare në një organizatë bamirësie që bën paruke për fëmijët.
Janet Guinter, nga Lansing, tha se ajo mori trashëgiminë e pazakontë familjare nga tezja e saj disa dekada më parë.
“Tezja ime po më vizitonte në New Jersey, ku jetonim të dyja në atë kohë. Ajo i solli këto gërsheta me vete dhe m'i dha”, tha Guinter në një intervistë.
“Në atë kohë, flokët e mi ishin me të njëjtën ngjyrë, dhe ajo tha; ‘pse nuk i mban këto gërsheta, dhe mund t'i përdorësh në modelet krijuese?’ - Kjo ishte arsyeja që ajo tha se m'i dha”.
Guinter tha se ajo kurrë nuk i përdori gërshetat, por i mbajti ato të sigurta dhe të mbyllura për gati 60 vjet.
“Fillova të mendoj se dikush tjetër përveç meje mund t'i gjejë këto një ditë”, tha ajo.
Guinter tha se ajo mendoi se çfarë të bënte me pasuritë e saj pasi një fqinj vdiq dy vjet më parë dhe pa gjërat e tij të hedhura në plehra.
Ajo tha se filloi të kërkonte se çfarë të bënte me gërshetat dhe zbuloi Children With Lost Hair, një organizatë bamirëse me bazë në Detroit që bën paruke për fëmijët me humbje mjekësore të flokëve, e cila me kënaqësi do të pranonte flokët 60-vjeçare.
Bamirësia nuk ka ndonjë kërkesë për sa të vjetër mund të jenë flokët, duke kërkuar vetëm që flokët e dhuruar të jenë të paktën 20 metra të gjatë, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.