Lajmet e fundit

Dasma juaj nënkupton të jetë njëra nga ditët më të lumtura të jetës dhe që ndodh vetëm një herë në jetë.
Por për një grua kjo gjë nuk ndodhi, pasi që një aksident i bëri asaj që të harrojë ditën më të lumtur të jetës së saj, dasmën e saj.
Justice dhe Jeremy Stamper janë një çift që janë takur në shkollë në moshën 10 vjeçare dhe filluan lidhjen e tyre në shkollën e mesme.
Në moshën 21 vjeçare, çifti nga Tennesse Usa, e kanë bërë zyrtare lidhjen dhe u martuan.
Por vetëm pas 19 ditësh, jeta e tyre ndryshoi totalisht.
Rrugës për tek familja e saj, Justice pësoi një aksident të tmerrshëm, i cili për pak sa nuk u i mori jetën.
Por, për fat të mirë Justice shpëtoi, por ajo qka nuk shpëtoi ishin kujtimet e saj, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për People, Jeremy shpjegoi: "Ajo më tha mua, “Nuk dua të të bëjë të ndihesh keq, por mua smë kujtohet dasma jonë."
Por, Jeremy tha : "Unë i thash asaj, "Ne do ta bëjmë përsëri."
Dhe Jeremy do ta mbajë fjalën.
Ai tha se dasma e tyre e parë ishte e mrekullueshme, por këtë herë duhet të jetë akoma më e mirë, sepse Justice e meriton.
Ai madje është duke kërkuar ndihmë që të mbledhë sa më shumë fonde dhe ka ftuar haptazi të gjithë ata që kanë dëshirë të jenë pjesë e kësaj dasme.