Gruaja që është raportuar e zhdukur në Kaçanik është gjetur sot.
Klankosova.tv ka mësuar se gruaja në fjalë është gjetur në një objekt të pabanuar, e njëjta ishte e mbyllur në një dhomë.
Policia ka bërë të ditur dje se ishin në kërkim të gruas në fjalë në mbështetje të këtij operacioni ishte angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, siç u tha në njoftim, kërkimi u bë me operatorë në terren, dronë të sofistikuar dhe motoçikleta për terren të vështirë, Forca e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarë aktivë në kërkime dhe qytetarë vullnetarë.
“Më datë 27.04.2025, rreth orës 04:35, është raportuar zhdukja e H.J., 54 vjeçe, nga fshati Runjevë i Kaçanikut. Sipas familjarëve, ajo ka dalë nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk është kthyer më”.
“Kërkimet kanë vazhduar pandërprerë që nga momenti i raportimit dhe janë në zhvillim edhe aktualisht. Në terren po përdoren edhe dronë me kamera termike për të ndihmuar në lokalizimin e personit të zhdukur. Deri në këto momente, H.J. ende nuk është gjetur dhe peracioni do të vazhdojë”, u tha në në njoftimin e policisë dje./Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.