Lajmet e fundit

Ronnie Wood është bërë sërish baba, pasi gruaja e tij Sally Humphreys lindi dy vajza binjake, transmeton Klan Kosova.
Foshnjat, Gracie Jane dhe Alice Rose, janë fëmijët e pestë dhe të gjashtë të Ronnie-së .
Sally lindi natën e kaluar pasi u nxitua për në spital në Londër.
Në një deklaratë të publikuar sot, thuhet: “Ronnie Wood dhe Sally janë të lumtur për të njoftuar lindjen e binjakëve të tyre Gracie Jane dhe Alice Rose. Vajzat erdhën në jetë më 30 maj në 10:30 dhe janë me shëndet shumë të mirë...janë të përsosura”.