Lajmet e fundit

"Raportet mes meje dhe Muhametit kanë qenë shumë të mira. Me Muhametin kurrë asnjë problem, asnjë fjalë nuk e kemi pasë, ka qenë një dashuri dhe një respekt i dyanshëm. Muhametin e kam njoftë prej 2003-tës kur ka qenë polic që ka fillu, edhe unë punoj, prej 2004 kam fillu punë...Njeri shumë i mirë, shumë i kujdesshëm, shumë i sjellshëm, kurrë njëherë një fjalë nuk e kam dëgju për të".Prokurori Ismet Rrahmani tha se provat materiale dhe video-incizimet e siguruara mbështesin pretendimin se krimi ishte organizuar paraprakisht dhe se të akuzuarit kishin ndihmuar autorin e dyshuar para, gjatë dhe pas kryerjes së vrasjes. Sipas tij, 1 prilli i vitit 2025 kishte nisur si një ditë e zakonshme pune për rreshterin Lika.
“Pas përfundimit të orarit të punës në Kaçanik, rreth orës 22:54, ai u nis drejt banesës së tij, por nuk arriti kurrë në destinacion. Arsyeja ishte se u privua nga jeta me armë zjarri nga i mituri Rejhan Bela”, deklaroi prokurori Rrahmani.Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra më 1 prill 2025 në Kaçanik, pak çaste pasi kishte përfunduar orarin e punës. Ai u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në ndërtesën ku banonte. /Klankosova.tv