Lajmet e fundit

Gruaja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i vdekur në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit, ka lindur vajzë.
Bashkëshortja e Deharit, siç merret vesh, ka lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten.
Ajo ishte shpatëzën, derisa Dehari ishte në paraburgim në Prizren, ku po mbahej nën dyshimet se ka kryer vepër terroriste, duke sulmuar institucionet e Kosovës.
Dehari vdiq, ndërsa ende nuk është vërtetuar nëse akuzat për të dhe disa aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes ishin të vërteta, pasi që ende s’ka një vendim përfundimtar për këtë rast.