Lajmet e fundit

Jo gjithmonë, çdo familje është e lumtur!
Në një bisedë të zhvilluar ndërmjet dy shoqeve britanike, mund të lexoni hallin e një vajze, e cila brengoset për faktin se nëna e saj ka filluar një lidhje me kolegun e punës, duke e braktisur bashkëshortin dhe fëmijët e saj, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të gjeni bisedën:
Dilema: Prindërit e mi janë martuar për 31 vjet, por në ndërkohë, babi na tregoi se nëna është në një lidhje me dikë tjetër. Kur them ne një lidhje, nuk nënkuptoj marrëdhënie seksuale, por një miqësi shumë të ngushtë me kolegun e saj të punës për 5 vjetët e fundit. E më e keqja e kësaj, është se tani nëna po e akuzon babain në aspektin martesor.
Mami nuk dëshiron të flas më me ne, më trego si mund të flisni me dikë që nuk dëshiron të flasë? Dhe, a është me të vërtetë puna jonë të përpiqemi për ta ruajtur marrëdhënien e prindërve tanë edhe pse nëna jonë nuk dëshiron më shumë?
Mariella: E di që e ke të vështirë, sepse ndërmjetësimi ndërmjet prindërve tuaj nuk është një pozitë e lakmueshme për t'u patur zili, e sidomos kur të paktën një prej tyre nuk është i interesuar të krijojë atë, por, mos u merakos sepse kjo nuk është ''marrëdhënie seksuale", vetëm miqësi.
Ndoshta nuk jam e saktë sa duhet realisht të jem, sepse nuk më dhatë informacione të bollshme rreth marrëdhënies së tyre, por kam një ndjenjë që vendimi i nënës suaj për tu larguar, është fundi i një rruge të gjatë se sa fillimi i një negocimi. Nëna juaj mund të sillet në një mënyrë që ju nuk e miratoni, por unë jam e sigurt se ajo ka arsye për veprimet e saj.
Përgjigja e thjeshtë ndaj pyetjes suaj është, të mbani një mendje të hapur nga të dyja palët, përpiqu t’i ndihmosh ata përgjatë kësaj rruge, duke ju ofruar ndjeshmëri dhe të kuptuarit nganjëherë në këtë aspekt.
Një martesë e gjatë prej tre dekadash është një histori e suksesshme në vetvete, por nëse mbaron, është më mirë të kremtojmë triumfin dhe betejat e përfshira, sesa gërmimin e thashethemeve për zjarrvënie/KLANKOSOVA.TV