Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një banese në lagjen Apollonia.
Sipas Top Channel, gruaja ende kishte shenja jete.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit, por gruaja rreth 70 vjeç, ka ndërruar jetë.
Dyshohet se viktima ka qenë duke vendosur rroba në ballkon kur ka rënë aksidentalisht.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.