16.08.2016 · përditësuar para 3611 dite1 min lexim
Një grua e cila ra nga një anije në det dhe ka mbetur në të për 38 orë, duhet të jetë në “Lojërat Olimpike” pasi ka mbijetuar për të treguar historinë e pabesueshme.
Gruaja 32 vjeçare e njohur vetëm si zonja Fan, ra jashtë bordit të anijes pasi është përkulur të mërkurën e kaluar – nga një lartësi e njëjtë si një ndërtesë shtatë katëshe, transmeton Klan Kosova.
Zonja Fan, nga Shangai në Kinë, shpëtoi vetëm më lëndime të lehta, pavarësisht që nuk kishte veshur as jelek që të mbron nga uji, për gati dy ditë.
Ajo u shpëtua nga peshkatarët në ujërat në jug të Shangait të premten në mëngjes, dhe është dërguar menjëherë në spital pasi nuk kishte ngrënë e pirë asgjë për 38 orë.
Turistja me sa duket është një notare shumë e fortë me një diplomë në sport, e cila ka shpjeguar se si mbijetoj e vetme.
Prindërit e saj, të cilët thuhen se ishin në anije me të, nuk e kuptuan se ajo ishte zhdukur për disa orë.
Sipas medieve lokale, Fan aksidentalisht ra përpara në det dhe bëri thirrje për ndihmë, por nuk u dëgjua.
Pasi është rraskapitur, ajo është diktuar nga një anije peshkimi, kur ajo u zgjua të premten në mëngjes.
Njerëzit ishin tepër të habitur dhe dolën për të thënë se zonja Fan duhet të jetë në Lojërat Olimpike për këtë gjë.
“Ajo nuk hëngri dhe pi asgjë për 38 orë, dhe ajo mbijetoj? Kjo është një mrekulli”, ka thënë një njeri.
Një komentator tha: “Ajo duhet të jetë në Olimpiadë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.