Lajmet e fundit
Borussia Dortmund është e vendosur që të mos e lë të largohet lojtarin pas vonesës me dokumenta.

Kevin Grosskreutz nuk do të largohet nga Borussia Dortmund pas vonesës së dërgimit të dokumentave lidhur me kalimin e tij tek Galatasaray.
27 vjeçari u kthye nga lëndimi të cilin e kishte marrë në parasezon dhe pati një debat të nxehtë me trajnerin Thomas Tuchel.
Kalimi i tij në Turqi dukej u mundshëm, por ende s’ë shtë konfirmuar, pasi Dortmund thotë se ende nuk janë verifikuar dokumentat.
“Marrëveshja e transferimit të Kevin Grosskreutz nga Borussia Dortmund tek Galatasaray ende nuk është përmbyllur”, thuhet në një njoftim të Dortmundit.
“Si zakonisht, Borussia Dortmund ka marrë të gjithë hapat për të kompletuar transferimin”.