Lajmet e fundit

Në rrugën " Skënderbeu" në Bardhosh të Prishtinës, banorëve të kësaj ane iu doli punë në improvizimin e një shenje me kubëza, si paralajmërim për rrezik.
Kjo për shkak se në një pjesë të kësaj rrugë, është bërë një gropë me thellësi goxha të madhe, e cila, sipas qytetarëve të kësaj ane, u shkaktua nga punimet e bëra në futjen e rrjetit elektrik nën tokë.
KEDS dërgoi një ekip, i cili e mbylli gropë, pak orë pasi u pyet nga Klani lidhur me përgjegjësinë e punimeve në zonë.
Derisa edhe drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, tha për KlanKosovën se për këtë rrugë është ndarë një linjë buxhetore, ku pritet të investohet gjatë këtij viti.
I njëjti bëri me dije se përmes një marrëveshjeje me NPB-në dhe me nënshkrimin e një kontrate të veçantë, do të sanohen gropat kudo në Prishtinë.