Futbollisti francez Antoine Griezmann ka qenë përsëri fytyra kryesore e Atletico Madrid-it në fitoren 5:1 ndaj Cadiz-it.
Tani dalëngadalë ai po futet edhe në librat e historisë së kësaj skuadre, përcjell klankosova.tv.
Ai është bërë tani shënuesi i katërt më i mirë në histori të Atletico Madrid-it në La Liga.
Me 110 gola të shënuar me këtë fanellë Griezmann e la pas vetes Jose Eulogio Garate që ka 109.
Kurse para vetes e ka Francisco Campos me 120, Luis Aragones me 123 dhe Adrian Escudero me 150.
Po ashtu francezi është edhe futbollisti i dytë me efikas në kontributet në gola në top pesë ligat e evropiane pas përfundimit të botërorit.
Erling Halaand është i pari me 17 gola e 4 asistime.
Pas tij vjen Griezmann me 8 gola e 9 asistime.
Treshen e kompleton Mohamed Salah me 12 gola e 4 asistime.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.