03.06.2019 · përditësuar para 2617 dite1 min lexim
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ende nuk është i gatshëm që ta marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Ylli i Atletico Madrid e ka bërë të qartë se do ta braktisë klubin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Menjëherë pas këtij njoftimi, kanë filluar spekulimet se ai do t’i bashkohet klubit Barcelona apo Manchester United.
Mirëpo kur është pyetur nga gazetarët për të ardhmen e tij, ai ka thënë se nuk është i sigurt.
"Nuk e di, kjo është një pyetje e mirë. Të shohim, gjithçka në kohën e duhur".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.