Futbollisti francez Antoine Griezmann është shndërruar në asistues të jashtëzakonshëm te skuadra e Atletico Madrid-it.
Ai të dielën ndihmoi shokët e tij të skuadrës edhe dy herë të tjera në shënimin e golave në fitoren 2:5 ndaj Real Valladolid-it përcjell klankosova.tv.
Me këtë rast Griezmann arriti shifrën e 12 asistimeve që e vendos atë në vendin e parë në La Liga.
32 vjeçari e ka lënë pas vetes futbollistin e Real Madrid-it, Vinicius Junir dhe atë të Real Sociedad-it, Mikel Merino që kanë nga 9.
Përpos kësaj me 12 asistime në 32 ndeshje Griezmann bëhet futbollisti i dytë pas Lione Messi që i arrin këto shifra.
Argjentinasi në sezonin 2019/2020 kishte asistuar plot 17 herë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.