Lajmet e fundit

Transferet e reja të Barcelonës, Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Neto janë bërë pjesë e skuadrës për përgatitjet parasezonale.
Griezmann u fut në fushë me bashkëvendësit dhe miqtë e tij, Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti, me kontigjentin francez tashmë duke i ndihmuar që të integrohet, shkruan Marca.
Lista e lojtarëve të tjerë që morën pjesë në këto ushtrime përbëhej edhe nga Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Jean-Clair Todibo, Rafinha, Malcom, Clement Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Carles Alen, Inaki Pena, Oriol Busquets, Alex Collado, Riqui Puig dhe Carles Perez.