Lajmet e fundit

Antonie Griezmann është njëri prej sulmuesve më të përfolur.
Ai me shumë gjasë në fund të sezonit do të largohet nga Atletico Madrid. Në listën e të interesuarve për të janë disa top klube evropiane. Në mesin e tyre edhe Manchester United dhe Barcelona, shkruan Sun, përcjell Klan Kosova.
Është menaxheri i United, Jose Mourinho, që e ka bërë prioritet francezin, në mënyrë se Djajtë e Kuq të kthehen në rrugën e vjetër – atë të titujve.
Por që sipas raportimeve të fundit, Griezmann, më parë do të zgjedhte të kalonte në Barcelonë, sesa në kalonte në Premier League te United.
Arsyeja e ka emrin Lionel Messi. Ai ka thënë se do të donte të luante me argjentinasin, para se me bashkëkombësin e tij, Paul Pogba./Klan Kosova/