Lajmet e fundit

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e zgjedhur prej pak kohësh si zëdhënësja e grupit parlamentar në Partinë Demokratike, e ftuar në emisionin “Wake Up” foli për jetën private ashtu edhe karrierën në politikë.
Mes të tjerave ajo nuk është kapur në vështirësi kur u pyet për kundërshtarët në politikë. Madje jo vetën kaq, por Duma zbuloi edhe emrin e deputetit të preferuar në kampin socialist.
Ajo zgjodhi ministren e re të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke e vlerësuar për aftësitë e saj në të folur, shkruan Lapsi.