Lajmet e fundit

Kandidatët potencialë për studentë të Farmacisë e Stomatologjisë të hënën në mëngjes shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit për të zvogëluar numrin e studentëve në këto degë të Fakultetit të Mjekësisë, njofton Klan Kosova.
Ata po protestojnë të mbuluar me batanije, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe janë tejet të pakënaqur me rektorin Ramadan Zejnullahu.
Klan Kosova provoj disa herë të flas me rektorin, por një gjë e tillë ishte e pamundur.
Kandidatët pohojnë se do të vazhdojnë grevën derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Kronikë nga Rilindi Matoshi.