Lajmet e fundit

Dhjetëra mijëra pasagjerë janë bllokuar në Berlin të Gjermanisë pasiqë stafi i aeroportit ka hyrë në grevë e cila çoi në anulimin e rreth 700 fluturimeve të cilat operohen nga kompanitë ajrore, duke përfshirë Air Berlin, Ryanair dhe Lufthansa.
Stafi ka hyrë në grevë për shkak se duan rritje të pagës për një orë në 12 euro nga 11 euro, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.