Lajmet e fundit

Drejtori i minierës së "Trepçës" me flotacion në Stantërg, Qazim Jashari ka thënë se greva e minatorëve e para 28 vjetëve ishte vazhdimësi e sakrificave brez pas brezi për formimin e shtetit të Kosovës.
"Kjo do të mbahet në mend nga gjeneratat e vjetra dhe te reja. Në gusht të vitit 2005 e kemi filluar prodhimin testues dhe akoma po vazhdojmë me rritje të vazhdueshme duke e përmbyllur vitin e kaluar si vitin më të suksesshëm deri më tani" ka thënë ai gjatë manifestimit të shënimit të përvjetorit të 28-të të grevës së minatorëve të "Trepçës" , njofton Klan Kosova