Lajmet e fundit

Anëtari i kryesisë së sindikatës së “Trepçës”, Eset Meha, ka theksuar se 28 vjet më parë greva e minatorëve të “Trepçës”, dridhi themelet e ish-Jugosllavisë
Ai ka thënë se minatorëve në atë kohë u humbi durimi.
“17 nëntor 1988, morën rrugën për Prishtinë. ishte shumë e vështirë. Kishte shumë pengesa nga ana e policisë së atëhershme. Por me vendosmërinë që kishin ata, erdhën në Prishtinë”, ka theksuar Meha për Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij minatorët ishin shumë të vendosur për të arritur qëllimin e tyre.
“Ne kemi pasur kërkesat tona. Ato kërkesa nuk u realizuan kurrë. Ne ishim 1300 minatorë në horizonte të ndryshme, duke filluar nga horizonti i 5 deri në horizontin e 11”, ka theksuar ai.
Meha ka bërë me dije se me qëndrimin në grevë shumë minatorë morën edhe sëmundje të ndryshme.
Sipas tij përfundimi i grevës ishte një tradhti. “Neve na është thënë se do të plotësohen kërkesat tona. Por nuk ishte ashtu siç menduam”, ka theksuar ai.
Meha, ka bërë me dije se “Java e Minatorëve”, do të fillojë sot dhe do të vazhdojë deri me 28 shkurt të këtij viti.