Lajmet e fundit

Greqia nuk ka paraqitur propozime konkrete për një plan të ri për dalje nga kriza në një takim të rëndësishëm me ministrat e financave të Eurozonës,tha kryeministri i Maltas.
Joseph Muscat ka shkruar në Twitter “ se kjo mbrëmje me ministrat e eurozonës në Bruksel nuk ka ndihmuar asgjë”, shkruan BBC,transmeton Klan Kosova.
Eurozona ka udhëzuar Greqinë që të paraqes plane të reja për dalje nga kriza pasi populli grek refuzoi kushtet e kreditorëve ndërkombëtar.
Kryeministri i Greqisë,Alexis Tsipras do t’i drejtohet Parlamentit Evropian të mërkurën tha një burim nga qeveria greke.
Sipas raportimeve thuhet se qeveria greke e ka bërë një prezantim për ministrat e financave të Eurozonës ,Megjithatë nuk kishte asnjë plan të shkruar thuhet nga këto raportime të mediave botërore.
Këto burime thanë se ndoshta nesër të mërkurën pala greke do ta shpalosë një plan para ministrave evropianë.