Lajmet e fundit

Propozimet e reja për një marrëveshje që Greqisë t’i jepen kredi shpëtimi në shkëmbim të reformave, u mirëpriten nga ministrat e financave të Eurozonës.
Megjithatë kta të fundit thanë sot se këto propozime duhet studiuar mirë për të përcaktuar nëse mund të arrihet ndonjë marrëveshje apo jo.
Ministrat e financave të Eurozonës u dakorduan që të mbajnë një mbledhje këtë javë pasi Greqia të ketë menduar mirë hollësitë me kreditorët e saj ndërkombëtar.
Ky propozim u përshkrua si gjithëpërfshirës dhe si bazë reale për të filluar bisedimet, por se mbetet për t’u parë nëse shifrat e propozuara mjaftojnë për t’i bërë të qëndrueshme financat publike të Athinës, transmeton Klan Kosova.