Lajmet e fundit

Kryeministri i Greqisë Alexis Tspiras ka ofruar koncesione të reja për kreditorët e vendit, thonë raportimet e mediave.
Një letër kreditorëve e marrur nga Financal TImes thotë se zoti Tspiras është i gatshëm t’i pranojë shumicën e kushteve që ishin në tryezë para se të dështojnë bisedimet mes Greqisë dhe BE-së , dhe vendi u thirrë për të dalë në referendum.
Të martën, ministrat e financave të Eurozonës refuzuan t’ia zgjasin afatin për pagesën e borxheve.
Greqia u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që dështoi të paguja kredinë e marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Financial Times thotë se Tspiras është i përgatitur ta pranoj marrëveshjen e ofruar nga kreditorët gjatë fundjavës , nëse disa ndryshime pranohen.